Ukraina futet në NATO? Putin kërcënon me luftë bërthamore Perëndimin

Presidenti rus Vladimir Putin, kërcënon me luftë bërthamore Perëndimin, në rast se futet në një konflikt të armatosur me Rusinë. Ai tha edhe se Rusia është një ndër fuqitë më të mëdha bërthamore, dhe qëndron para shumë shteteve të tjera sa i përket modernizimit.

“A e kuptoni apo jo? Nëse Ukraina do të anëtarësohej në NATO dhe vendos të rimarrë ushtarakisht Krimenë, shtetet europiane automatikisht do të përfshiheshin në një konflikt ushtarak me Rusinë. Sigurisht që armatimet dhe potenciali i NATO-s dhe Rusisë nuk krahasohen, dhe ne e dimë këtë. Por ne dimë gjithashtu që Rusia është një ndër fuqitë më të mëdha bërthamore, dhe qëndron para shumë shteteve të tjera sa i përket modernizimit. Nuk do të kishte fitimtarë”, tha Putin në konferencë me homologun francez.

Rusia ka pozicionuar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufijve me Ukrainën, por mohon pretendimet se po përgatit një sulm. Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund të shkaktojë deri në 50 mijë viktima.

Ata vlerësojnë se në rastin e një sulmi, Kievi do të pushtohej brenda pak ditësh, ndërsa do të nxitej një krizë refugjatësh në Europë, me miliona njerëz që do të largoheshin nga vendi.

SHKARKO APP