Ukraina heq 1 300 statuja të Leninit. Ndryshon emërtimet komuniste të rrugëve
Në Ukrainë gjatë muajve të fundit janë hequr 1324 statuja të drejtuesit të parë të Bashkimit Sovjektiv, Vladimir Iliç Lenin.
Fushata ka nisur një vit më parë, por këto ditë është shtuar më tepër, e ndikuar dhe nga heqja e statujave të figurave kontradiktore në SHBA.
Nisma për heqjen e simboleve komuniste shpjegohet me ndikimin që ka pasur diktatura komuniste në Ukrahinë. Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1991, kohë në të cilën shpalli pavarësinë.
Gjatë regjimit komunistë mijëra ukrainas që ishin kundër Bashkimit Sovjetik u vranë dhe u dënuan në kampet e përqendrimit.
Statujat e Leninit, apo çdo figure që simbolizonte komunizmin janë hequr në të gjitha rrugët, fshatrat dhe qytete.
Një tjetër nismë është ajo e ndryshimit të emrave të rrugëve me heronj komunistë, me emra të rinj. Kështu çdo rrugë që quhej “Lenin” tashmë quhet “Lennon”, në homazh të këngëtarit të njohur Xhon Lenon.
KOHA JONË SONDAZH

