Ukraina ka qasje në kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar në Iran, ministri i Jashtëm: Koalicion ndërkombëtar për të hetuar

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystayko, tha se vendi i tij nuk ka gjetur ndonjë provë se rrëzimi i aeroplanit ukrainas në Iran ishte sulm terrorist.
Ai tha se Kjevi dëshiron themelimin e një koalicioni ndërkombëtar, për të hetuar incidentin që ndodhi më 8 janar.

Nga rrëzimi i aeroplanit ukrainas, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit, humbën jetën 176 persona që ndodheshin në bord. Ministri Prystayko tha se nuk ka asnjë arsye të thuhet se autoritetet iraniane nuk duan të bashkëpunojnë me Ukrainën “në hetimin e shkakut të rrëzimit të fluturakes”.

Sipas tij, autoriteteve ukrainase u është dhënë qasje në kutitë e zeza, të cilat përmbajnë të dhënat e fluturimit të aeroplanit Boeing 737-800.
“Ekspertët po analizojnë edhe videot e ndryshme nga vendi ku është rrëzuar aeroplani”, tha Prystayko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët amerikanë, kanadezë dhe britanikë kanë thënë se është “shumë e mundshme” që aeroplani të jetë goditur-me siguri gabim-nga një raketë iraniane.
Rrëzimi i aeroplanit ndodhi disa orë pasi Irani gjuajti 23 raketa në bazat irakiane që strehojnë trupat e SHBA-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse rezulton se aeroplani u qëllua nga një raketë, tha Prystayko, Ukraina do të kërkojë dënimin e atyre që janë përgjegjës dhe kompensim nga ana e Iranit. Në bord ishin 63 kanadezë, 82 iranianë, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë, tre britanikë, 11 ukrainas, përfshirë nëntë anëtarë të ekuipazhit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?