Ukraina kërkon sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të Krimesë
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se “do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian sanksione të reja kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Rusia në Krime”.
Në një konferencë për media të zhvilluar në internet, Kuleba deklaroi se arrestimin e 6 turqve tatarë të Krimesë nga forcat ruse të sigurisë do ta referojnë më 23 shkurt në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Duke rikujtuar se edhe vitin e kaluar kanë kërkuar nga BE-ja zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Krime, ministri Kuleba vuri në dukje se do të vazhdojnë të insistojnë në këtë çështje.
Kuleba njoftoi se nga BE-ja do të kërkojnë sanksione të reja kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Rusia në Krime. Pasi theksoi se do të nënshkruaj në kohën më të shpejtë dokumentet lidhur me çështjen, Kuleba tha se “Do ta rinovojmë kërkesën tonë drejt BE-së”.
Në Krimenë të cilën Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme, më 17 shkurt forcat e sigurisë bastisën shtëpinë e një grupi të turqve tatarë të Krimesë dhe arrestuan 6 persona.