Ukraina thotë se ka pasur një tentativë për të vrarë Putinin
Në një kohë që lufta ruse në Ukrainë po shkon drejt 90 ditëve, një lajm bombë ka ardhur nga Kyrylo Budanov, Kreu i Drejtorisë kryesore të inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
Ai në një intervistë për “Ukrainska Pravda”, tha se Presidenti rus Vladimir Putin i shpëtoi një sulmi pas fillimit të luftës në Ukrainë.
“Kishte një tentativë jo shumë kohë më parë për të vrarë Putinin. Madje ai u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, por ky është informacion jo public, përpjekja ishte dy muaj më parë dhe dështoi”, tha Budanov.