Ukrainasit festojnë heqjen e vizave me BE-në

Qindra ukrainas kaluan sot për herë të parë pa vizë kufirin mes vendit të tyre dhe Bashkimit Evropian, duke festuar hyrjen në fuqi të heqjes së vizqve me BE-në për qëndrime më të vogla se 3 muaj.

“Regjimi i heqjes së vizave për Ukrainën filloi! Rroftë Evropa! Rroftë Ukraina!”, shkruan presidenti ukrainas, Petro Poroshenko në profilin e tij “Twitter”, asi kishte festuar një ditë më parë shkëpuutjen përfundimtare nga “perandoria ruse” në një ceremoni në Kiev.

Kjo masë është shumë simbolike për Ukrainën ku një kryengritje proevropiane në vitin 2014 shkaktoi largimin e presidentit Viktor Janukoviç, i strehuar në Rusi dhe ardhjen në pushtet të Poroshenkos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?