UKRAINË – Kievi akuzon Moskën për sulm kibernetik kundër presidencës
Kievi akuzoi Moskën për kryerjen e një sulmi kibernetik kundër web-it të administratës së presidencës, në formë kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të reja ukrainase që parashikojnë bllokim e një seri shërbimesh ruse të internetit, përfshirë rrjete sociale mjaft të njohura.
‘’Web-i i presidentit Petro Porochenko është bërë objekt i një sulmi të organizuar”, shkruante dje në mbërmje, zëvendëskreu i presidencës, Dmytro Chymkiv në Facebook.
Bëhet fjalë sipas tij, në formë kundërpërgjigje ndaj dekretit të presidentit në lidhje me bllokim e rrjeteve sociale ruse në Ukrainë, një vendim i denoncuar nga Moska si një formë e re e politikës aspak miqërore të Kievit.
‘’Pas ndërhyrjes së specialistëve në fushën e informatikës, web-i nuk është më i kërcënuar nga ndonjë sulm i mundshëm’’, pohoi Chymkiv. Rrjeti po funksionon normalisht mëngjesin e sotëm’’, raportoi media.
KOHA JONË SONDAZH

