Ukrainë: Konfirmohet kërkesa për ekstradim të Saakashvilit

Autoritetet e Ukrainës kanë konfirmuar se kanë marrë kërkesën nga Gjeorgjia për ekstradim të ish-presidentit të këtij vendi, Mikheil Saakashvili.

“Ukraina ka marrë kërkesë për arrestim dhe ekstradim të Mikheil Saakashvilit”, tha dje në një konferencë për gazetarë në Kiev, zëvendësministri i drejtësisë së Ukrainës, Serhiu Petukhov.

Ai ka njoftuar se kjo kërkesë i është dërguar prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës për “shqyrtim të ekstradimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Gjeorgjisë më 18 gusht ka njoftuar se kishte dërguar kërkesë për ekstradim në Ukrainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në akuza përfshihen kepërdorimi i pasurisë dhe i pozitës, ka thënë Petukhov.

Saakashvili ka thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?