FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ukrainë – Paralajmërimi i Poroshenkos: Rusia mund të na pushtojë

Në prag të nisjes së një seance stërvitore të përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë, presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka paralajmëruar se kjo lëvizje mund të jetë pikënisja e Moskës për të marrë territore të tjera ukrainase.

Gjatë një fjalimi kreu i shtetit dhe i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë shenjë që të bën të mendosh se rusët do të tërhiqen nga Donbasi apo Krimeja. Ai shtoi se kjo është një tymnajë për të orkestruar pushtime të tjera mbi Ukrainën.

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që stërvitjet ushtarake të Rusisë organizohen me qëllim që trupat e tyre të pushtojnë Ukrainën. 7 mijë ushtarë të pajisur me armatime po i afrohen kufirit tonë dhe ne nuk kemi asnjë garanci se ata do të kthehen në vendin e tyre pas përfundimit të seancës stërvitore, për këtë arsye kemi nevojë që të jemi të përgatitur”, tha Poroshenko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej Poroshenko kërkoi edhe ndihmën e partnerëve Perëndimorë për tu pajisur me armatime. Sipas tij është mjaft e rëndësishme që të konkretizohen marrëveshjet për furnizim me municione në kushtet kur rreziku rus sa vjen dhe shtohet. Seanca ushtarake e Rusisë pritet të zgjashë një javë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?