Ukrainë – Zjarr në kampin për të rinj, 3 të vdekur

Autoritetet ukrainase kanë thënë se, tre fëmijë kanë vdekur, gjatë shpërthimit të zjarrit në një kamp për të rinj, në portin e qytetit të Odesas.

Pas fikjes së zjarrit, ekipet e shpëtimit kanë gjetur mbetjet e dy fëmijëve, më pas ishte gjetur edhe një vajzë, 12 vjeçare.

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, ka shprehur ngushëllimet e tija dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes disa komenteve, Hroysman ka thënë se, “Vdekja e fëmijëve është tragjedi e madhe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet kanë bërë të ditur se 42 fëmijë ishin brenda shtëpisë nga druri që u përfshi nga flakët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?