Ulen ndjeshëm shifrat në Britani, regjistrohen 2,064 të infektuar e 6 viktima në 24 orë
Në 24 orët e fundit, Britania e Madhe ka regjistruar vetëm gjashtë humbje jete dhe 2,064 raste të reja me koronavirus. Një ulje e rasteve dhe viktimave kjo pasi një ditë më parë u regjistruan 1,712 raste të reja dhe 11 raste fatale, sipas të dhënave të qeverisë.
Sipas raportimeve, numrat e ulët mund të jenë edhe si shkak i raportimit të ulët gjatë fundjavës.
Muajin e shkuar Britania regjistroi katër vdekje, shifra më e ulët në shtatë muaj. Sipas të dhënave në 24 orë e morën dozën e parë më shumë 396,254 persona. Kjo do të thotë se në total, me një dozë janë vaksinuar 33.7 milionë persona, kurse 12.8 milionë të tjerë i kanë marrë të dyja dozat.
Si numri i të infektuarve ashtu edhe ai i vdekjeve ka rënë në mënyrë të ndjeshme që nga piku që u regjistrua më 19 janar kur vendi regjistroi 1,361 viktima.