Ulen viktimat në Itali, shifrat e të infektuarve mbeten të larta

Italia regjistroi 26.323 raste të reja me Covid-19, në 24 orët e fundit nga 225 mijë tamponë të kryerë në të gjithë vendin.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë, raportohen dhe 686 viktima të tjera, krahasuar me 827 që ishin të premten. Që nga nisja e pandemisë në vendin fqinj, virusi vdekjeprurës iu ka marrë jetën më shumë se 54 mijë persona.

Lajmi i mirë vijon të vijë nga spitalet, ku vazhdon trendi në ulje i personave në terapi intensive dhe i atyre të shtruar në repartet e tjera. Rajoni më i goditur vijon të jetë Lombardia, e cila dhe në 24 orët e fundit raportoi më shumë se 4600 raste të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?