Ulet ndjeshëm numri i vdekjeve në Itali
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19, për një total prej 34744 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 305 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 189196. Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 126 raste të reja pozitiv për një total prej 240 436.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistrua vetëm 1 viktimë nga Covid-19 (totali 16 640). U identifikuan edhe 78 raste të reja të pozitivitetit Covid-19. Numri i të shëruarve sot në Lombardi ishte 201, për një total prej 63 908 pacientësh.
Guvernatori i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana ka zgjatur deri më 14 korrik detyrimin për mbajtjen e maskave jashtë në rrugë dhe ambientet publike ku nuk mund të zbatohet distancimi fizik.
Zero infeksione të reja ka patur në provincat e Como-s, Lodi, Sondrio dhe Pavia. 36 raste të reja janë regjistruar në Milano, 13 në Bergamo, 9 në Brescia, 2 raste në Cremona dhe Lecco si dhe 5 raste të reja në Varese.