Ulet numri i viktimave në Spanjë, sa raste raportohen në 24 orët e fundit
Numri i personave qe kanë vdekur me koronavirus në Spanjë ka kaluar 20,000, sipas nje njoftimi te fundit te bere nga ministria e Shëndetësisë, raporton BBC.spanje
Sipas shifrave te reja te bera publike sot, që nga fillimi i pandemisë, 20.043 njerëz kanë vdekur nga Covid-19.
Nderkohe qe ne 24 orë raportohet per 565 persona te vdekur, shifer kjo shume pak me e vogel se ajo e raportuar diten e premte.
Spanja është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.