Ulje e detyrueshme, pasagjeri po sulmonte ekuipazhin

Të bërtiturat e një pasagjeri ndaj ekuipazhit të kabinës në avion e detyruan pilotin që të bëjë një zbritje urgjente. Pasagjeri i inatosur filloi të kapej edhe me udhëtarë të tjerë, derisa avioni zbriti dhe katër punonjës sigurie po e mbanin që të mos ndodhte dicka serioze. Dëshmitarët treguan se ai nisi të bërtiste dhe u drejtua te kabina që qëndrojnë rojet duke u munduar që të qëllonte njërin prej tyre. Avioni me 144 pasagjerë ishte nisur nga San Francisko për në Mexico, por u detyrua të ndalonte në Guadalajara që burri i inatosur të qetësohej. Nuk dihet arsyeja e zemërimit të tij, por atë e larguan nga avioni dhe nuk dihet nëse do merren masa ndëshkuese.

http://www.mirror.co.uk/news/world-news/plane-144-holidaymakers-board-forced-11070054#ICID=OffSiteVideo

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?