Ulje e ndjeshme e numrit të viktimave nga COVID-19 në SHBA

Koronavirusi i ri ka shkaktuar 598 viktima në 24 orët e fundit në SHBA duke e çuar në 104 356 të vdekur bilancin e pandemisë në vend, sipas të dhënave të universitetit ”Johns Hopkins”.

Në total 1 788 762 raste me COVID-19 janë diagnostikuar në SHBA, vendi më i prekur në botë, sipas këtij universiteti me qendër në Baltimore.

”Një gjendje e jashtëzakonshme u dekretua dje në Uashington pas disa manifestimeve para Shtëpisë së Bardhë”, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit të SHBA-së, Muriel Bowser, pas një nate të shënuar nga përleshje në disa qytete të vendit, pas vrasjes së një afro-amerikani nga policia.

“Gjendja e jashtëzakonshme hyri në fuqi në orën 23:00”, theksoi Bowser duke shtuar se kishte urdhëruar vendosjen e Gardës Kombëtare të qytetit në ndihmë të policisë.

SHKARKO APP