Ultimatumi i Moskës, por që Mariupoli nuk dorëzohet: Armët do t’i mbajmë

“Armët do t’i mbajmë në duar dhe nuk do t’i ulim”. Forcat ukrainase refuzuan ultimatumin e Rusisë për t’u dorëzuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit, në atë që e konsideruan një dritare shpëtimi për pjesëtarët e rezistencës.

Kievi zyrtar përgënjeshtroi pretendimet e Moskës se ka marrë kontrollin e zonave kyçe të këtij qyteti port. Ministria ruse e Mbrojtjes kërcënoi të eleminonte ushtarët e rezistencës që po luftojnë prej javësh në mbrojtje të Mariupolit.

Moska pretendon se përgjigjen për refuzimin e ultimatumit për dorëzim e mori duke përgjuar bisedat telefonike mes ushtarëve dhe zyrtarëve ukrainas. Kievi thotë se forcat ruse mund të zbarkojnë masivisht në Mariupol, edhe përmes detit për të tentuar marrjen e kontrollit të plotë.

SHKARKO APP