UNICEF: Çdo dy minuta një adoleshent infektohet nga virusi HIV
Çdo ditë rreth 700 adoleshentë mes moshës 10 dhe 19-vjeç infektohen me virusin HIV, thënë ndryshe një adoleshent çdo dy minuta. Edhe pse parashikimet thonë se brenda vitit 2030 infektimi i fëmijëve do të përgjysmohet, ai i adoleshentëve do të bjerë me vetëm 29%.
Unicef ngre alarmin duke thënë se këto progrese janë shumë të ngadalta. Nga sot deri në vitin 2030, sipas të dhënave, rreth 360,000 adoleshentë do të humbasin jetën për shkak të sëmundjeve që lidhen me Sidan, pra 76 persona çdo ditë.
Mbi bazën e popullimit sot dhe sipas trendeve aktuale, numri i infektimeve të reja me HIV mes fëmijëve dhe adoleshentëve 0-19 vjeç më vitin 2030 do të arrijë rreth 270,000 raste, me një rënie me rreth një të tretën.
”Raporti tregon qartë se për sa i përket ndalimit të Sidas në radhët e fëmijëve dhe adoleshentëve brenda vitit 2030, bota nuk po ecën në rrugën e duhur”, ka thënë Henrietta Fore, Drejtore e Përgjithshme e Unicef.
KOHA JONË SONDAZH

