Ura e Gjenovës, makina e parë përshkon strukturën 1 km të gjatë

Pas tragjedisë, ura e re në Gjenova të Italisë, e ka përshkuar një makinë, pas punimeve që nisën vitin e kaluar për zëvendësimin e strukturës së shembur në 14 gusht të 2018-s. Shembja e urës që lidhte Italinë, Spanjën dhe Francën i kushtoi jetën 43 personave e nxiti zemërim mbarëkombëtar, veçanërisht ndaj kompanisë përgjegjëse, Atlanta.

Me qindra punonjës e inxhinierë kanë punuar pa pushim që prej janarit të vitit 2019, për ringritjen e urës qe shtrihet përgjatë një kilometri. Punimet nuk u ndalën as nga përmbytjet e vitit të shkuar e as nga pandemia e Covid-19, e cila gjunjëzoi Italinë.

Segmenti i fundit përfundoi në muajin prill, por punimet do të vijojnë deri në muajin korrik kur edhe pritet rihapja e urës për publikun. I pari që përshkoi strukturën ishte drejtori ekzekutiv i kompanisë së ndërtimit We Build, Pietro Salini, i cili tha se kurrë më parë nuk kishte ndjerë një emocion të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?