Ura prej xhami thyhet, turisti kapet pas barrierës

Pamjet e një turisti në Kinë, që përjetoi momentin më të tmerrshëm të jetës janë bërë virale në mediat sociale. Teksa po kalonte në urën e vendosur në malin Piyan, pranë qytetit Longjing, platforma prej xhami u kris.

Dyshohet se shkak u bënë kushtet ekstreme të motit, me erën që kalonte 90 milje në orë. Në foton e publikuar, turisti duket se ka mundur të kapet pas barrierës së hekurit. Ai qëndroi aty në pritje të zjarrfikësve dhe policisë dhe pasi u shpëtua, u dërgua për trajtim në spital.

Ura rreth 90 metra e gjatë është përdorur nga turistët, që vizitojnë malin dhe nga fotot duket se në disa momente të ditës ka shumë lëvizje, por fatmirësisht gjatë momentit të dëmtimit, në urë ndodhej një person.
Resorti ku ndodhet ura u mbyll përkohësisht, pas këtij incidenti.

SHKARKO APP