Uragani Irma, kështjella e Donald Trump gati për t’u goditur

Uragani Irma ndoshta do të testojë edhe kështjellën “Mar-a-Lagos” të Presidentit Donald Trump, e cila sipas të gjitha gjasave do ta përballojë me sukses këtë stuhi.

Muret e vilës luksoze brenda të cilave gjenden 126 dhoma në një sipërfaqe 62.000 metra katrorë, janë 3 metra të trasha dhe të blinduara me kolona hekuri, çimento dhe gurë nga shkëmbinjtë koralorë të ishullit Palm Beach County në Florida.

Trump e bleu pronën në vitin 1985 për 10 milionë dollarë dhe harxhoi shumë më tepër për ta rinovuar atë dhe për ta kthyer atë në një klub, duke ndërtuar gjashtë fusha tenisi të rregullta dhe një fushë golfi madhështore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani tani është koha për të provuar rezistencën e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?