Uragani Irma – “Përbindëshi po vjen!” Evakuohen ishujt jugorë të Bahamas

Qeveria e Bahamas ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të banorëve të ishujve në pjesën jugore të arkipelagut për shkak të Uraganit Irma.

Kryeministri, Hubert Minnis, deklaroi se stuhia e kategorisë së pestë është një kërcënim i tmerrshëm për ishujt e Mayaguana, Inagua, Crooked Island, Acklins, Long Cay dhe Ragged Island.

Uragani ka mbërritur edhe në Karaibe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Minis pastaj theksoi se do ky do të jetë evakuimi më i madh për shkak të një stuhie në historinë e Bahamas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njerëzit që do të refuzojnë largimin do të jenë në “në rrezik të madh”, tha ai duke iu referuar stuhisë si “përbindësh”.

Kryeministri i Bahamas shtoi se ekipet e ndihmës “nuk do të jetë në dispozicion për të shpëtuar njerëzit që do të mbeten kur uragani do të arrijë nivelin e tij më të lartë”, mes të enjtes dhe të premtes.

Pas stuhisë Harvey, stuhia Irma po ngjall shqetësime të forta edhe tek qytetarët e SHBA.

Uragani i kategorisë së pestë, konsiderohet të jetë suhia më e fuqishme e Atlantikut në një dekadë dhe ka sjellë erëra me shpejtësi deri në 295 km/h.

Ishujt Leeward janë edhe pika fillestare nga ku uragani do të zbarkojë, për të vijuar më pas me Porto Rikon dhe Republikën Dominikane.

Edhe shteti amerikan i Floridës ka urdhëruar evakuim të detyruar, pasi stuhia kërcënon të kalojë edhe atje.

Banorët e ishujve i janë drejtuar dyqaneve për t’u furnizuar me mallrat për të përballuar uraganin.

Aeroportet në disa ishuj kanë ndërprerë aktivitetin, teksa autoritetet kanë nxitur njerëzit të strehohen.

Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës për Floridën, Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër amerikanë, për të cilat ka mobilizuar edhe përpjekjet federale për lehtësimin e fatkeqësive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?