Uragani Maria i drejtohet Porto Rikos

Uragani ‘Maria’, e cilësuar si stuhia e dytë më e fortë që godet Atlantikun këtë sezon, ka arritur në brigjet jugore të ishujve Virgin dhe është drejtuar për në Porto Riko.

Uragani i kategorisë së pestë mbërriti fuqishëm në ishujt St. Croix, një ditë pas kaloi përmes Karaibeve dhe la pas shkatërrime në Dominika.

Uragani për një moment e uli fuqinë  e tij duke rënë në kategorinë e katërt, por tashmë është drejtuar me erëra që shkojnë në 280 km në orë drejt Porto Rikos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guvernatori i Porto Rikos, territor i SHBA u ka kërkuar 3,5 mln banorëve të ishullit të qëndrojnë brenda banesave në momentin që uragani pritet të godasë, rreth orës 08:00 me kohën lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?