Urdhri i parë ekzekutiv i Biden, maska do të jetë e detyrueshme në të gjithë vendin

Urdhri i parë që Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara ka në plan që të nënshkruajë do të jetë ai për mbajtjen e maskave me detyrim në të gjithë vendin, si një shenjë e një kthese prej 180 gradë që administrata e re do të marrë në lidhje me pandeminë.

“Ky urdhër ekzekutiv do të drejtojë agjencitë e ndryshme në vend që të ndërmarrin hapa për të kërkuar me detyrim zbatimin e udhëzimeve të CDC për mbajtjen e maskave dhe distancimin fizik në të gjitha godinat federale, pronat federale dhe nga të gjithë punonjësit federalë”, tha për gazetarët Jeff Zients, këshilltar i Biden për pandeminë.

“Presidenti do t’i bëjë thirrje të gjithë Guvernatorëve, zyrtarëve të shëndetit publik, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të bizneseve që të vënë në zbatim mbajtjen e maskave, distancimit fizik dhe ekzekutimin e masave të tjera për kontrollin e Covid-19”, shtoi Zients.

“Kjo nuk është një deklaratë politike. Kjo ka të bëjë me shëndetin e familjeve tona dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë.”

Trump ka refuzuar të mbante një maskë në publik gjatë gjithë presidencës së tij dhe të emëruarit politikë të Trump në të gjithë agjencitë federale shpesh kanë dekurajuar përdorimin e maskës në mesin e stafit të tyre.

SHKARKO APP