Ursula von der Leyen konfirmon se do të kandidojë për një tjetër mandat në Komisionin Europian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se do të kandidojë për një mandat të dytë, për të udhëhequr komisionin edhe për pesë vjet të tjera.

Njoftimi u dha gjatë një takimi të Unionit Kristian Demokrat (CDU) të Gjermanisë në Berlin. Emërimi i Von der Leyen do të konfirmohet në fillim të marsit gjatë kongresit vjetor të familjes së saj politike, Partisë Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë. PPE kishte caktuar 21 shkurtin si afat të fundit për dorëzimin e aplikimeve të brendshme.

Duke shpallur kandidaturën, Ursula von der Leyen bëhet menjëherë pretendentja kryesore, pasi EPP-ja pritet gjerësisht të marrë pjesën më të madhe të vendeve në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.

SHKARKO APP