Ursula Von der Leyen: Korridor detar për në Gaza do të hapet në fundjavë
Një korridor detar për në Gaza mund të fillojë të funksionojë këtë fundjavë për të rritur ndihmën për banorët që po vuajnë nga lufta. Lajmin e dha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Gaza po përballet me një katastrofë humanitare dhe korridori detar do të mundësonte dërgimin e sasive të mëdha të ndihmave shtesë”, ka deklaruar shefja e Komisionit Evropian.
OKB thotë se një e katërta e popullsisë së Gazës është në prag të urisë dhe fëmijët po vdesin nga uria. Të premten raportet thanë se pesë persona ishin vrarë nga ndihma e hedhur nga ajri, parashutat e të cilëve nuk u vendosën siç duhet.
Kushtet në Gaza janë bërë gjithnjë e më të rënda, SHBA dhe vendet e tjera janë drejtuar për të hedhur ndihma nga ajri.