“Ushtarët” e Erdoganit dhunë barbare në SHBA, imunitet diplomatik por…

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka konfirmuar se siguria e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, është përgjegjëse për sulmin brutal ndaj protestuesve në Uashington DC, por që nuk mund të përballet me ndonjë akuzë.

Sipas një deklarate nga departamenti, SHBA është duke komunikuar shqetësimin e saj lidhur me incidentin, i cili la 12 persona të plagosur,-raporton “Koha Jonë”.

Në një konferencë për shtyp lidhur me grindjen, Shefi i Departamentit të Policisë Metropolitane të DC (MPD), Peter Newsham tha: “Dje, ne dëshmuam atë që duket të jetë një sulm brutal ndaj protestuesve paqësorë”. Por sipas z. Newsham, një “çështje imuniteti diplomatik” mund të bëjë të pamundur arrestimin e anëtarëve të sigurisë së Erdoganit të cilët tashmë kanë lënë SHBA-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat shtetërore turke pretendojnë se rojet e Erdogan-it nxituan për të shpërndarë protestën sepse MPD “nuk i kushtoi vëmendje kërkesave turke për të ndërhyrë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa MPD nuk mund të arrestojë rojet për shkak të marrëveshjeve mbi imunitetin diplomatik. Oficerët mund të arrestohen nëse kthehen në SHBA në një kapacitet jozyrtar. Presidenti Trump gjithashtu ka fuqinë të ndalojë plotësisht detajet e sigurisë së Erdoganit.

Ruken Isik, një student i cili ishte në protestë, i tha RT se: “Unë mora djalin tim katërvjeçar në krah dhe ika. Ata nuk mundën të më kapnin, por kapën mikun tim. Në SHBA, kurrë nuk prisnim që të sulmoheshim nga rojet e sigurisë së Presidentit turk Erdogan. Ne ishim atje, në një protestë paqësore por që papritmas na sulmuan”.

Isik shtoi se: “Rojet e sigurisë tashmë janë larguar nga vendi dhe jemi të tronditur sepse na sulmuan në tokën amerikane. Policia amerikane nuk mund të na mbrojë sepse rojet e sigurisë ishin kaq të dhunshëm. Ata po sulmonin edhe policinë amerikane”.

Vitin e kaluar, forcat e sigurisë së Erdoganit shkaktuan trazirë në SHBA, pasi sulmuan gazetarët në Uashington DC, ndërsa presidenti turk po mbante një fjalim që lavdëronte demokracinë në vendin e tij.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?