Ushtarët francezë flasin për luftë civile dhe lidhet me islamin

Rreth 75 mijë persona njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur, duke paralajmëruar kërcënimin nga një luftë civile në Francë. Mesazhi i botuar në një revistë të krahut të djathtë, akuzon qeverinë franceze për dhënien e “koncesioneve” islamizmit.

“Bëhet fjalë për mbijetesën e vendit tonë”, thuhej në tekst, i cili u lëshua në mënyrë anonime nga ushtarët përpara se të mbështetej nga anëtarët e publikut. Qeveria franceze dënoi një letër të ngjashme botuar nga gjeneralët gjysmë të pensionuar në fund të muajit të kaluar.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, një kandidate në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, foli në mbështetje të rreth 1000 ushtarakëve dhe grave që mbështesnin letrën.

Franca ka propozuar kohët e fundit një projektligj të diskutueshëm për të trajtuar atë që Presidenti Emmanuel Macron e ka përshkruar si “separatizëm Islamist”. Disa kritikë si në Francë ashtu edhe jashtë saj kanë akuzuar qeverinë për shënjestrimin e padrejtë të Islamit.

SHKARKO APP