Ushtarët turq tallen dhe dhunojnë refugjatët sirianë (VIDEO)
Incidenti ka ndodhur në kufirin turko-sirian, ku disa refugjatë nga Siria po largoheshin nga vendi i tyre.
Në internet janë publikuar video dhe foto se si ushtarët turq talleshin me 4 refugjatë nga Siria. Këta të fundit ishin detyruar të vishnin të brendshme femrash.
Por, gjërat nuk shkuan dhe aq mirë për ushtarët turq.
Ata u arrestuan për shpërdorim detyre. Katër ushtarët turq akuzohen gjithashtu se kanë keqtrajtuar dhe dhunuar refugjatët.
Kjo video e publikuar në internet nga disa ushtarë të tjerë turq disa ditë pas arrestimit të kolegëve të tyre, ka marrë kritika të shumta për sjelljen e treguar nga refugjatëve të luftës.

KOHA JONË SONDAZH

