Ushtari britanik që lufton në Siri ka një thirrje për Raqqën

Macer Gifford, një vullnetar britanik i cili ka shkuar në Siri për të luftuar të ashtuquajturin Shteti Islamik, i ka bëri thirrje koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të që të sigurojnë mbështetje ushtarake dhe humanitare për Forcat Demokratike të Sirisë në Raqqa.

Në një deklaratë video të publikuar në Facebook të hënën në mbrëmje, ish-tregftari i monedhës i kthyer në ushtar, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të ofrojë mbështetje ushtarake për të detyruar grupin terrorist të largohet nga qyteti.

Forcat e SDF-së kanë shkelur tashmë muret e qytetit të vjetër të Raqqës, njoftoi të martën ushtria amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gifford, një ish-këshilltar i Partisë Konservatore, bëri thirrje gjithashtu për ndihmë humanitare për të mbrojtur civilët që iknin nga beteja dhe për ndihmë politike për të nxitur institucionet demokratike sapo grupi të dëbohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në video, regjistruar tre ditë më parë, mund të dëgjohet zhurma e snajperëve nëpër qytet.

Gifford thotë se po lufton me një njësi të luftëtarëve të krishterë, ndërsa shton se mbështetja ajrore amerikane ka qenë kritike për operacionet e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?