Ushtria amerikane prezanton “peshkaqenin e ajrit”, qëllon 3900 plumba në minutë (FOTO)
Forcat e Armatosura amerikane ka nxjerrë në testim avionin A-10 Thunderbolt II. I quajtur ndryshe si “Peshkaqeni i ajrit” ky aeroplan i mbështetjes ajrore fluturon në lartësi të ulët dhe bën manovra të shkëlqyera.
Por ky lloj avioni njihet më së miri për mitralozin e vendosur në hundën e avionit, i cili qëllon 3900 plumba në minutë.
Kongresi amerikan përcaktoi një fond prej 100 milionë dollarë verën e kaluar për përmirësime të mëtejshme të këtij avioni, çka do të thotë që modeli A-10 Thunderbolt II do jetë në shërbim edhe për shumë vite në të ardhmen.
Përveç mitralozit ky avion mund të gjuajë edhe rraketa të cilat i ka të vendosura tek krahët e tij.

KOHA JONË SONDAZH

