Ushtria arreston presidentin e këtij shteti: Ne nuk do t’ia besojmë jetën një njeriu

Ushtarët në Guine të Afrikës arrestuan presidentin Alpha Conde dhe njoftuan për shpërbërjen e Qeverisë.Kufijtë e vendit janë mbyllur dhe Kushtetuta e tij është shpallur e pavlefshme, tha koloneli i ushtrisë, Mamadi Doumbouya.

“Detyra e një ushtari është ta shpëtojë vendin. Ne nuk do t’ia besojmë politikën një njeriu. Do t’ua besojmë njerëzve”, tha ai.

Conde, 83 vjeç, ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë.Popullariteti i tij ka rënë prejse ka kërkuar mandatin e tretë, vitin e kaluar.

Para se Conde të arrestohej, kishte disa orë të shtëna me armë zjarri pranë pallatit presidencial.

Junta më vonë lëshoi një deklaratë, duke thënë se Conde është në kontakt me mjekët e tij, por nuk dha ndonjë afat kohor për lirimin e tij.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e dënoi ashpër “çdo marrje të Qeverisë me forcën e armës”.

Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi kundër dhunës dhe u bëri thirrje autoriteteve në Guine që t’i shmangin veprimet “jokushtetuese” që “vetëm do t’i gërryejnë perspektivat e Guinesë për paqe, stabilitet dhe prosperitet”.

SHKARKO APP