Ushtria dhe policia “blindojnë” kufirin jugor dhe verior të Maqedonisë së Veriut

Pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ta vazhduar gjendjen e krizës edhe për 30 ditë, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, vendosi që të angazhojë ushtrinë.

Sipas vendimit, armata bashkërisht me policinë kufitare do të sigurojnë kufirin jugor dhe verior të vendit.

“Më bazë të Vendimit e Qeverisë për gjendje krize në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të rrezikut nga tranzitimi i emigrantëve nëpër territorin e vendit tonë dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga emigrimi ilegal në kushte të pandemisë, presidenti i vendit mori vendim për angazhimin e armatës e cila bashkërisht me policinë kufitare do të sigurojë kufirin jugor dhe verior të vendit”, thuhet në njoftimin e kabinbetit të Pendarovskit.

Ndryshe, gje Qeveria në mbledhjen e 61-të vendosi qv të vazhdojë gjendjen e krizës për 30 ditë.

“Me këtë vendim, qeveria solli përfundim që të njoftohet presidenti i shtetit dhe Kuvendi, dhe përfundoi që t’i propozojë presidentit të sjellë vendim për pjesëmarrje të një pjesë të pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me gjendjen e krizës”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Qeverisë.

SHKARKO APP