FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ushtria e Kim Jong-un gati për betejë (FOTO)

Koreja e Veriut ka dërguar një mesazh të tmerrshëm Perëndimit, duke mbajtur stërvitje të fuqishme ushtarake. Shfaqja e forcës së Kim Jong-un përfshin avionë luftarakë, nëndetëse sulmesh dhe qindra njësi të artilerisë së rëndë.

Fotot tronditëse tregojnë një plazh të tërë në bregun lindor të shtetit të mbushur me zjarr dhe shpërthime ku ushtarët po kryejnë stërvitjen.

Midis 300 dhe 400 njësive të artilerisë mendohet se janë përdorur në stërvitje, të cilat janë konfirmuar edhe nga vetë Koreja e Jugut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata thanë se po monitoronin situatën, të cilën e përshkruan si një “stërvitje me shkallë të gjerë” dhe thanë se ishin “duke mbajtur fort gatishmërinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një gazetë propagande e Koresë së Veriut me bazë në Pyongyang tha: “Nuk ka asnjë kufi për fuqinë greviste të Ushtrisë Popullore të armatosur me stilin tonë të pajisjeve ushtarake më të fundit, duke përfshirë saktësi të ndryshme dhe miniaturë të armëve bërthamore dhe raketa balistike të hedhura nëndetëse”.

Këto stërvitje 11-ditore kanë filluar me qindra personel të përfshirë. Stërvitjet janë mbajtur pasi tensioni vazhdon të përshkallëzohet në gadishullin Korean, si dhe në Japoni.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?