Ushtria Izraelite gjen foto dhe video të pengjeve në kompjuterët e gjetur në spital/ “Ata donin të bënin një masakër”
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite i tha BBC-së se kishte gjetur “foto dhe video” të pengjeve në laptopët e gjetur në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës.
IDF sulmoi shtëpinë e kreut të zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Gazën veriore. Shtëpia, e pabanuar, do të ishte përdorur si bazë terroriste për zyrtarët e lartë të Hamasit. Haniyeh ka qenë në Katar për disa kohë. Gjatë ditës u njoftua edhe sekuestrimi i portit të Gazës “i maskuar si një port civil, ai u përdor si zonë për stërvitje dhe kryerjen e sulmeve terroriste”.
Izraeli hodhi poshtë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për “pauza dhe korridore urgjente dhe të zgjatura humanitare në Gaza për disa ditë” duke thënë se nuk ka vend për masa të tilla për sa kohë që pengjet mbahen në duart e Hamasit.