Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se luftimet në Rripin e Gazës do të rifillojnë, nëse negociatat për përfundimin e konfliktit dështojnë.

Gjatë një vizite te trupat izraelite të vendosura në Gaza, Zamir theksoi se situata aktuale nuk është një armëpushim, por një ndryshim në situatën operative.

“Politikanët po përdorin mjetet dhe sukseset e arritura në terren për t’i përkthyer ato në avantazhe diplomatike. Nëse kjo përpjekje dështon, ne do të rifillojmë luftimet”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?