Ushtria sërish në rrugë? Presidenti italian thërret Këshillin Suprem të Mbrojtjes mbi situatën e krijuar nga Covid

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka thirrur të martën më 27 tetor 2020 mbledhjen e Këshillit Suprem të Mbrojtjes, një organ i përhershëm me një rëndësi institucionale që diskuton probleme madhore politike, e të sigurisë e mbrojtjes kombëtare.

Në rend të ditës do të jetë analiza e kosenguencave të emergjencës shëndetësore mbi ekulibirat strategjikë e sigurisë kombëtare e me një referim të veçantë ndaj NATO-s e Bashkimit Europian.

Përditësimi mbi mungesën e stabilitetit në disa zona e analiza e situatës së terrorizmit ndërkombëtar, si dhe gatishmëria, efikasiteti e përfshirja e sistemit ushtarak në programet e investimit me objektiva afatgjatë.

Këshilli Suprem i Mbrojtes, i cili thirret në momente të cakutara historike, do të ketë në fokusin e mbledhjes së të martës,  fazën e dytë të pandemisë që ka përfshirë vendin e mbi të gjitha situatën e lockdoën-it lokalë që ka përfshirë rajone të caktuara italaine e që do të kërkojnë ndoshta impenjimin e ushtrisë në garantimin e sigurisë e rendit publik gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes e të çdo aktivitetit tregtar.

Do të diskutohet dhe roli i forcave ushtarake në ngritjen e reparteve spitalore apo spitaleve të përkohshme në tenda.

Në këndëvështrimin global do të analizohet situata e paqëndrueshmërisë gjeopolitike në disa zona të caktuara si  ekulibri mes Greqisë e Turqisë, fronti i nxehtë i interesave mes Rusisë e NATO-s, influenca ekonomiko-tregtare, por dhe politike e Kinës, rrjeti 5G, kriza në Libi, Bjellorusi ejt.

Pa dyshim Këshilli Suprem i Mbrojtes po mblidhet në një moment kritik për Italinë e panoramën globale dhe është isntrument dialogu e konfrontimi paraprak mes eksponentëve kryesorë politikë me detyrë mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Pjesë e Këshillit Suprem të Mbrojtjes janë Kreu i qeverisë, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Ekonomisë, Ministri e Financave, Ministri i Mbrojtes, e Kreu i Shtabi të Përgjithshëm.

SHKARKO APP