Ushtria turke niset drejt Libisë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha sot se njësitë ushtarake turke po shkonin për në Libi për të mbështetur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të unitetit kombëtar të Fayez al-Sarai.

Erdogan tha në një intervistë për CNN Turk, se Turqia po dërgon zyrtarë të lartë ushtarak në Libi, raporton Reuters.Ankaraja dhe Tripoli nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen në 28 nëntor.  Libia ka dy autoritete ekzekutive aktualisht – qeveria e unitetit kombëtar i njohur ndërkombëtarisht i kryeministrit Fayez al-Sarai në Tripoli dhe qeveria provizore e Abdullah al-Thani në lindje të vendit, të mbështetur nga Ushtria Kombëtare Libiane e Khalif Haftar.

SHKARKO APP