Ushtria ukrainase: Rusia ka humbur 9 mijë trupa deri më tani, qindra tanke dhe 33 avionë

Ushtria ukrainase ka bërë bilancet e fundit të humbjeve të ushtrisë ruse, të cilat kanë marrë përmasa të mëdha.

Në ditën e nëntë të luftimit, Ukraina thotë se rreth 9,166 trupa ruse janë vrarë në konflikt. Kjo shifër u konfirmua edhe më herët nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Ukraina thotë se humbjet e tjera ruse përfshijnë të paktën 251 tanke, 33 avionë, 37 helikopterë, 404 automjete dhe 105 sisteme artilerie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto shifra janë shumë më të larta se ato të cituara nga Moska, e cila thotë se ka humbur 498 trupa deri më tani në konfliktin njëjavor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?