USS Indianapolis – Anija luftarake amerikane gjendet në Paqësor, 72 vite pas fundosjes

Anija luftarake amerikane USS Indianapolis është gjetur 72 vite pas fundosjes së saj. Mjeti ishte shkatërruar nga një nëndetëse japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, teksa transportonte pjesët për bombën atomike të hedhur në Hiroshima. Nga ekuipazhi i saj prej 1.196 personash, arritën të shpëtonin vetëm 316 prej tyre.

72 vite pas fundosjes nga një nëndetëse japoneze, është gjetur në ujërat e Oqeanit Paqësor anija luftarake amerikane e Luftës së Dytë Botërore, USS Indianapolis.

Anija u zbulua në një thellësi 5.5 km nën sipërfaqe. Indianapolis u shkatërrua teksa kthehej në shtëpi nga një mision sekret për shpërndarjen e pjesëve për bombën atomike të përdorur më vonë në Hiroshima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 1.196 anëtarët në bordin e saj, vetëm 316 arritën të shpëtoheshin, ndërkohë që kjo është humbja më e madhe e marinarëve e regjistruar në historinë e Flotës Detare Amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

USS Indianapolis u shkatërrua në 30 korrik 1945, kur diku në detin e Filipineve mes Guamit dhe Leytes, u godit nga siluri i një nëndetëseje japoneze.

Rreth 800-900 pesona arritën të arratseshin nga anija që po fundosej. Por deri në kohën kur të mbijetuarit u gjetën rastësisht, 4 ditë më vonë, vetëm 316 persona kishin mundur të shpëtonin të gjallë nga ujërat e populluar me peshkaqenë.

Fundosja e shpejtë e anijes që ndodhi në vetëm 12 minuta dhe mungesa e një thirrje për ndihmë bënë që vendndodhja e mjetit të ishte një mister deri më sot.

Anija u zbulua në 18 gusht, pas një studimi të ri të një historiani detar, i cili e drejtoi operacionin e lokalizimit në rajonin specifik ku anija luftarake ishte parë një natë para shkatërrimit.

USS Indianapolis mbetet pronë e Flotës Amerikane dhe tashmë do të konsiderohet një përkujtimore e mbrojtur e kohës së luftës.

Një zëdhënës i të mbijetuarve, 22 prej të cilëve janë ende gjallë, u shpreh se të gjithë e prisnin me padurim ditën kur anija e tyre do të gjendej sërish.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?