Vajza 15 muajshe gëlltit hashashin e prindërve dhe përfundon në spital

Një vajzë 15 muajshe i shtrua për disa ditë në repartin pediatrik të San Matteo në Pavia, pasi kishte gëlltitur boçe të vogla hashashi, të cilat ishin lënë në shtëpi nga prindërit e saj.

Vajza e vogël tani është mirë dhe ka lënë spitalin për tu kthyer në shtëpi me babain dhe nënën e saj ndaj të cilëve prokuroria e Pavias ka nisur hetimet për dëmtim të të pafajshmëve.

Prindërit kishin vendosur ta çonin vajzën në spital pasi kishin vërejtur disa ditë më parë që vajza e vogël nuk po ndjehej mirë: ajo flinte shpesh dhe nuk reagonte ndaj stimujve.

Analiza e urinës zbuloi praninë e kanabinoidëve. Pas kësaj, babai dhe nëna e të miturës sqaruan se ata kishin përdorur hashash dhe vajza e kishte gjetur në shtëpi duke e gëlltitur.

Për momentin fëmija do të qëndrojë pranë prindërve të saj, të cilët megjithatë do të mbikqyren nga psikologët.

Gjykata për të mitur në Milano po punon gjithashtu për çështjen.

SHKARKO APP