Vajza 5 vjeçe mbytet me një hot dog dhe vdes, prindërit bëjnë veprimin prekës
Gjeti vdekjen pas tre ditëve në agoni, vogëlushja 5-vjeçare Matilda, e cila u mbyt teksa po hante një hot dog, i cili i shkoi keq.
Ishte në makinë me prindërit e saj dhe po hante një panine me salçiçe, kur nisi të shfaqte shenja mbytjeje.
Prindërit ndërhyn menjëherë, duke tentuar me manovra emergjence. Por gjithçka rezultoi e kotë, pasi kur shkuan në spital, vajza ishte në koma.
Pas vdekjes së saj, prindërit vendosën që ti dhurojnë organet e së miturës.
Matilda u mbyt gjatë së hënës në Romë, të Italisë, kur kishte dalë bashkë me prindërit dhe motrën 2 vjeçe, për të blerë dhurata për Krishtlindje.
E ulur në ndjenjësen e saj në sediljen e pasme, ku po hante paninen, e mitura u mbyt, çka bëri të pamundur shpëtimin e saj dhe pas tre ditëve në koma, ajo gjeti vdekjen për shkak se truri i saj mbeti pa oksigjen, duke bërë që prindërit të bëjnë dhurimin e organeve.
KOHA JONË SONDAZH

