Vajza e aktorit të njohur me shoqet e saj sulmon burrin me aftësi të kufizuara
Disa vajza adoleshente janë filmuar duke sulmuar një burrë me aftësi të kufizuara dhe gruan e tij kur po qëndronin jashtë dyqanit Starbucks në Londër.
Aidan James po pinte një kafe me bashkëshorten e tij, Natasha Stevens kur grupi i vajzave i hodhi çaj të ngrohtë sipër.
Sipas Dailymail, thuhet se adoleshentet janë rreth moshës 12-14 vjece, ku një ndër to është vajza e një aktori të famshëm.
Zënka filloi pasi vajzat morën me forcë një karrige nga punonjësja e marketingut, Natasha dhe e hodhën në një zonë jashtë. Më pas sulmuan bashkëshortin e saj, i cili ka dhimbje të vazhdueshme pasië shtë diagnostikuar me dëmtime nervore dhe paralizë të pjesshme.
Natasha filloi të filmonte ngjarjen për të treguar abuzimin publik që i bëhet të shoqit. Incidenti ka ndodhur me 29 dhjetor 2017. Sipas ciftit, vajzat u larguan me shpejtësi pasi Aidan shkoi të telefoonte policinë. Ndërkohë polici vijon hetimet për të zbuluar identitetin e adoleshenteve.
/
KOHA JONË SONDAZH

