Vajza e Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës, ka një përgjigje për konspiracionistët: Babai im gjenial nuk u implantua në trurin tim

Vajza e miliarderit Bill Gates, Jennifer K. Gates, mori dozën e saj të parë të vaksinës COVID. Teksa bëri vaksinën, ajo nuk ngurroi të ironizonte të gjithë ata që kanë thurur shumë teori konspirative ndaj babait të saj, sa i përket vaksinës.

“Fatkeqësisht vaksina nuk implantoi babanë tim gjenian në trurin tim. Ah sikur ajo të kishte atë fuqi”, tha ndër të tjera Jennifer.

Në postimin që Jennifer ka ndarë në Instagram, shfaqet e veshur me maskë dhe duke mbajtur në dorë një ngjitëse ku shkruhet, “Unë kam vaksinën time COVID-19”.

“Jam tepër e lumtur që po marr dozën e parë të vaksinës dhe mezi pres që qelizat e mia të japin një përgjigje imuniteti ndaj këtij virusi vrasës. Si një studente mjekësie, unë jam mirënjohëse që do të më japë mbrojtje dhe siguri për praktikën time të ardhshme. Unë do t’i nxis të gjithë lajmet të lexojnë më shumë dhe të konsiderojnë fuqishëm për veten dhe familjet tuaja, kur t’iu ofrohet opsioni. Sa më shumë njerëz të imunizohen, aq më shumë të sigurt janë komunitetet tona për të gjithë”, shkroi Jennifer.

Sakaq, kujtojmë se para se të dilte vaksina, nëpër botë nisi të qarkullonte një teori konspirative që implikonte bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill Gates.

Teoritë thonin se vaksina që dot ë krijohet nga Bill Gates do të jetë në formën e një mikroçipi që do të vendoset në trupin e njeriut, e më pas me anë të saj, mund të kontrollohen qeniet njerëzore.

Por deri më tani nuk është vërtetuar asgjë nga pretendimet e hedhura nga konspiracionistët.

SHKARKO APP