Vajza e madhe përlot ish-Presidentin Obama
Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama ishte një ndër prindërit e shumtë që dërguan fëmijët e tyre në kolegj dhe si shumë prindër ai derdhi lot. Presidenti i 44-t i SHBA zbuloi së fundmi se ishte i tejmbushur me emocione kur së bashku me bashkëshorten e tij, Michelle Obama futën vajzën e tyre në kampusin e Harvard, në Gusht.
“Për çdo prind që ka vajza siç kemi ne, gjithçka ndodh shumë shpejt. E lashë Malian në kolegj dhe i thashë Joe dhe Jillen[Biden] se ndjesia që pata dhe emocionet që përjetova i ngjanin një ndërhyrjeje në zemër”, rrëfeu Obama. “U ndjeva krenar që e përmbajta veten para vajzes sime”,-tha duke buzëqeshur Obama. “Por në kthim, Shërbimi Sekret, i cili qëndronte në heshtje dhe pretendonte se nuk më shihte mua, teksa lotoja”.
Babai i dy vajzave, rrëfeu se momenti kur dërgoi Malian në Harvard, ishte si një kujtesë që në fund të gjithçkaje,pasi kemi përmbushur cdo detyrim në këtë jetë,e vetmja gjë që do të na kuktohet gjithmonë është kënaqësia që fëmijët tanë ,qe në një të ardhme nuk do jenë më të tillë,na dhurojnë neve.
“Momenti kur Malia iku në Harvard, kuptova që në fund nuk do të mbaj mend arritjet apo ato çfarë kam bërë unë në jetë. Por, kënaqësitë që kam marr nga vajzat e mija, e në një të ardhme, nga nipërit ose mbesat”, rrëfeu ish-Presidenti.
Në dhjetor të 2016, Obama tha për “People” se të dyja vajzat tashmë ishin gati për t’u përballur me jetën, pasi janë zonjusha të rritura. “Por më parë, Michele dhe unë i kemi dhënë disa këshilla vajzave. Ato duhet të jenë të sjellshme, punëtore, të kenë zemër të mirë dhe t’i kushtojnë rëndësi njerëzve. Këto janë mjetet me të cilat mund t’i japësh formë botës rreth teje dhe duke e bërë atë më të mirë”,-tha Obama./ Dritare.net/

KOHA JONË SONDAZH

