Vajza e miliarderit bëhet kryeministrja më e re e vendit

37-vjeçarja Paetongtarn Shinawatra, është miratuar si kryeministre e ardhshme e Tajlandës, pasi ka siguruar mbështetje të mjaftueshme nga ligjvënësit. Ajo është vajza e ish-kryeministrit miliarder Thaksin Shinawatra dhe do të jetë kryeministrja më e re që do të udhëheqë vendin.

Paetongtarn është anëtari i katërt i familjes Shinawatra që zë postin e kryeministrit. Kunati i Thaksin, Somchai Uongsauat, ishte kryeministër për një kohë të shkurtër gjatë vitit 2008, ndërsa motra e tij, Yingluck Shinauatra, ishte kryeministre nga 2011 deri në 2014. Si Somchai ashtu edhe Yingluck u detyruan të largoheshin nga detyra me vendime gjyqësore.

Paetongtarn Shinawatra është gruaja e dytë që udhëheq Tajlandën, pas Yingluck. Asaj iu kërkua të siguronte 247 vota nga 493 anëtarët që janë aktualisht në parlament për të kaluar votën. Ajo nuk ka shërbyer kurrë në qeveri, dhe do të marrë detyrën në një kohë paqëndrueshmërie politike.

SHKARKO APP