Vajza e ministrit rus paraqitet me ngjyrat e Ukrainës dhe me mesazhe kundër Putinit
Ksenia Shoigu, është bija e ministrit të Mbrojtjes rus Sergey Shoigu dhe së fundmi ka ndezur rrjetin me veshjen e saj, që janë të flamurit të Ukrainës.
Në javët e kaluara ajo nuk ka postuar në rrjetet sociale mesazhe të qarta mbështetëse për të atin dhe në përgjithësi për atë që Putin dhe pjesë e mirë e opinionit publik rus cilëson si “operacion special në Ukrainë”.
Dy mesazhe mund të veçohen. “Çdo operacion ushtarak është veprimi i fundit që duhet kryer, kjo do të thotë që nuk kishin rrugë tjetër”, ishte mesazhi që postoi ajo disa ditë më parë, e pasuar me një koment të përgjithshëm mbi sanksionet që me gjasa do të ndryshojnë edhe jetën e saj luksoze.
“Nuk më vjen turp që jam ruse. E dua vendlindjen dhe popullin tim, kudo të jetojë ai. Sot e gjithë bota e civilizuar tregoi se ka një standard për veten, dhe një të ndryshëm për ne”, shkruante Ksenia Shoigu.
KOHA JONË SONDAZH

