Vajza e Trump provokon ”keq”, lum komentesh negative në rrjete sociale (FOTO)
Protestat kundër dekretit të Presidentit Donald Trump, nuk kanë fund, ardhur dhe nga bllokimi i emigrantëve në SHBA dhe të gjithë atyre që vijnë nga 7 vende myslimane. Por familja Trump, sidomos vajza e tij, Ivanka Trump, ka postuar në Twitter një foto ku shfaqet me bashkëshortin, Jared Kushner, këshilltar i presidentit dhe njeri me peshë në administratën amerikane.
Të zemëruar në Twitter, njerëz kanë komentuar duke përdorur frazën e famshme të Maria Antonieta gjatë protestave të Parisit, në prag të revolucionit francez: ”Nëse kanë uri do të hanë biskota”.
Shumë komente në rrjet pati edhe për fustanin e Ivankës, që disa e krahasojnë me mbulesat prej alumini të refugjatëve.
Gjithashtu në rrjet nuk mungojnë komentet edhe për dorën e bashkëshortit të Ivankës të vendosur mbi të pasmet e saj. Vajza e Trump ka një rol kyç dhe shumë të rëndësishëm në zgjedhjet politike të babait të saj dhe e ka mbrojtur atë gjatë debateve për frazat e tij seksiste, por ajo nuk ka bërë komente në foton e postuar.





KOHA JONË SONDAZH

