FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vajza lind 360 gram, prindërit gati arkivolin por…

Foshnja Poppy Wicks ishte vetëm 360 gram kur lindi dhe nëse do t’i mblidheshin duart dhe këmbët do të përshtatej fare lehtë në pëllëmbën e dorës. Prindërit e saj, të dy 31 vjeç, përgatitën veten për më të keqen kur Poppy lindi më 9 mars, vetëm 1 javë pas afatit të abortit dhe 15 javë para lindjes normale.

Por Poppy tani është 4-muajshe dhe peshon 2 kilogram. Ajo është kthyer në shtëpi por ka ende nevojë për ndihmën e oksigjenit.

“Poppy është vërtetë fëmija mrekulli. Ajo ka luftuar kundër të gjitha shanseve për të mbijetuar dhe ia doli mbanë. Ne kurrë nuk hoqëm dorë së shpresuari, por gjithmonë kemi qenë të përgatitur për më të keqen, që ajo nuk do t’ia dilte”, tha ajo për Mirror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur foshnja ishte vetëm 18-javëshe, mjekët zbuluan se Poppy vuante nga kufizimi i rritjes së fetusit, që do të thotë që gjaku nuk arrinte në venat e saj dhe nëna duhet ta abortonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por falë foshnjes që nuk pranoi të ndalte luftën dhe punës e kujdesit të stafit të spitalit, tre javë më vonë, në ditën e nënës, Hannah mundi të mbante në krahë vajzën e saj të dashur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?