Vajza proteston topless: “Berlusconi, koha jote ka skaduar”
Prej orës 7.00 të mëngjesit të sotëm 46 milionë italianë votojnë për të zgjedhur deputetët e senatorët e parlamentit të ri italian. Ministria e Brendshme italiane informon se deri më ora 12:00 kanë votuar rreth 19,38 % e italianëve. Në krahasim me votimet politike të 2013 është regjisturar një rritje e pjesëmarrjes në votime.
Gjatë paradites së sotme kanë votuar të gjithë liderët e forcave politike në vend, proces ky i shoqëruar dhe me një epsiod të pakëndshëm për njërin prej tyre.
Ndër të parët që ka votuar ishte Presidenti i Republikës Sergio Mattarella. Ai ka votuar në qytetin e tij të lindjes në Palermo të Sicilisë. Në qytetin e Palermos janë regjistruar dhe problemet e para në këto votime. Rreth 200 mijë skeda elektorale kanë qënë të gabuar e brenda natës janë stampuar skedat e reja gjë që ka sjellë vonesa në hapjen e disa qëndrave të votimit e protesta e banorë të zonave përkatëse.
Kryeministri Paolo Gentiloni ka votuar para orës 10 në një nga qëndrat e zonës historike të Romës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Ai ka mbajtur rradhë si cdo qytetarë i thjeshtë e pas votës së tij ka uruar të gjithë një ditë të mbarë.
Lideri i Partisë Dmeokratike Matteo Renzi ka votuar në qytetin e tij në Firenze i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anjeza. “Votava në Firencen time. Votim të mbarë të gjithëve e një të dielë sa më të mirë” ka qënë urimi i ish kryeminsitrit Renzi në profilin e tij zyrtar në Tëitter.
Krejt ndryshe ka qënë vota e liderit të Forza italia Silvio Berlusconi. Ai ka votuar pas mesditës në qëndrën e tij të votimit në qytetin e Milanos ku një vajzë e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit ka protestuar duke thirrur “Berluskoni koha jote ka skaduar”. Nuk ka pasur asnjë reagim apo koment nga ana e liderit të Forca Italias,
Nuk është hera e parë që ish kryeminsitri Berlusconi ndeshet me një episod të tillë . Më vitin 2013 kanë qënë 3 aktiviste ruse të lëvizjes Femen që të zhveshura kanë protestuar kundër politikës së tij.
Pas votimit Silvio Berlusconi ka kritikuar mënyrën e votimit me opionin se ka ardhur koha e një votimi dixhital për të evituar rradhët e zgjedhësve dhe kohën e humbur në shpjegimin e mënyrës së votimit.
Lideri i lëvizje 5 Yje Luigi Di Maio ka votuar në vendlindjen e tij në komunën Pomiglia D’Arco në provincën e Napolit. “Është një emocion i vecantë sa herë rikthehem këtu, ka deklaruar. Prej 5 vitesh po luftojmë së bashku për të ndryshuar gjërat e për një Itali më të mirë.”
Në qytetin e Milanos ka votuar dhe kryetarja e dhomës së deputeëve Laura Boldrini. Po në qytetin e Milanos pritet të votoj dhe kreu i Lidhjes së Veriut Matteo Salvini.

KOHA JONË SONDAZH

